Kjo është vetura me të cilën ikën sulmuesit e punëtorit të ‘Prishtina Parkingut’

Kjo është vetura me të cilën ikën sulmuesit e punëtorit të ‘Prishtina Parkingut’

Para pak orësh, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, është gjetur një person i gjakosur, për shkak të goditjeve që kishte pësuar nga dy persona.

Kanë bërë të ditur bëhet fjalë për punëtorin e Prishtina Parking, B.H., i cili u zu në pritë dhe u sulmua nga dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar nga Njësia e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Dy të dyshuarit që e sulmuan Haxhiun në shenjë hakmarrjeje kanë ikur me një veturë me tabelat BU-016-BL dhe ende s’janë kapur nga Policia.

Sipas informatave të para, motivi i sulmit ndaj punëtorit në fjalë është një automjet, që u bllokua dje nga kompania ‘Prishtina Parking’./Aleanca.press/