Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur dhe 3 mijë e 617 raste të reja janë konfirmuar për 24 orë në Kosovë.
Konfirmimi i rasteve të reja vjen nga testimi i 13 mijë e 928 qytetarëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294.
Në total, në vendin tonë numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21./Aleanca.press/
