Jashari shpërthen ndaj Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës: Nëse keni një grimë atdhetarizëm, mos rrini duarkryq

Jashari shpërthen ndaj Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës: Nëse keni një grimë atdhetarizëm, mos rrini duarkryq

Xhavit Jashari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve, ka shpërthyer pas dënimit që morën shokët e tij nga Specialja.

Ai iu ka bërë thirrje Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, të mos rrinë duarkryq ndaj ‘kësaj padrejtësie’, siç u shpreh Jashari.

Ja pjesë nga deklarata e tij:

“Rrjedhja e informacioneve për të bërë spektakël, është kjo prokurori dhe pavarësisht gjithë rrjedhjes gjithë kësaj që po ndodhë padrejtësisht ndaj luftës së UCK-së, jemi të vendosur në të drejtën tonë që liria për të ardhë deri këtu, është dashtë sakrificë. Mendoj që institucionet e Kosovës, duhet të mendojnë seriozisht, të mësojnë dhe ta dinë që për t’u ulë në ato karrige ku janë ulë tre përfaqësues të Kosovës, duhet ta dinë rrugën se si kemi ardhë deri këtu. Nëse këtyre institucioneve iu ka mbetë një grimë moral, një grimë profesionalizëm, iu ka mbetë një trohë atdhetarizëm, mendoj se nuk duhet të rrinë duarkryq. Sot padrejtësi e madhe që iu është bërë padrejtësi luftëtarëve të UCK-së, mendoj në institucionet e Republikës së Kosovës që sot iu mungojnë, duhet të vijnë njerëz që janë të pastër moralisht profesionalisht dhe të dëshmuar kombëtarisht”, ka thënë Jashari.