Hoti: Bashkërendimi i aktiviteteve me Qeverinë amerikane, i dha rezultatet e para

Njoftimit të Ambasadorit Richard Grenell, njëherit i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, se më 27 qershor do të rinisë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se bashkërendimi i aktiviteteve me parnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Qeverinë amerikane, ka dhënë rezultatet e para. “Bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Qeverinë Amerikane, ka dhënë rezultatet e para duke bërë që Serbia ta ndalojë fushatën e saj kundër njohjeve”, është shpreh kryeministri Hoti.
Vazhdimin e dialogut Hoti e konsideron hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë.
Postimi i plotë!
Bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Qeverinë Amerikane, ka dhënë rezultatet e para duke bërë që Serbia ta ndalojë fushatën e saj kundër njohjeve.
Vazhdimi i dialogut është një hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë.