Haradinaj- Stublla: Italia kontribuese e stabilitetit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës

Haradinaj- Stublla: Italia kontribuese e stabilitetit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se ka pasur një takim të përzemërt  me Ambasadorin italian të cilit i ka shpreh mirënjohjen për kontributin e Italisë që nga fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

"Shpreha mirënjohjen për kontributin e Italisë që nga fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës. E falënderova z. Orlando për prezencën e trupave italiane të KFOR-it si kontribues të stabilitetit dhe paqes rajonale. Njëkohësisht mirënjohje të thellë për zërin e fuqishëm të Italisë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës", ka thënë Haradinaj – Stublla.

 

 

Postimi i plotë:

Sot pata rastin të pres në një takim të përzemërt Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Nicola Orlando. Shpreha mirënjohjen për kontributin e Italisë që nga fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës. E falënderova z. Orlando për prezencën e trupave italiane të KFOR-it si kontribues të stabilitetit dhe paqes rajonale. Njëkohësisht mirënjohje të thellë për zërin e fuqishëm të Italisë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me z.Orlando u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, strategjik e politik në mes të dy shteteve tona./aleanca.press/