Haradinaj-Stublla bisedon me Al Safadi-n, zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Jordanisë

Haradinaj-Stublla bisedon  me Al Safadi-n, zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Jordanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj nga Jordania, Ayman Al Safadi.

Haradinaj-Stublla ka thënë se marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe në mes Kosovës dhe Jordanisë, duhet të thellohen.

Marrëdhëniet e shkëlqyeshme dylapëshe në mes të Kosovës dhe Jordanisë, duhet të dinamizohen në bashkëpunim edhe më të thellë, në aspektin politik dhe atë ekonomik”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka falënderuar homologun e saj Safadi për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

E falënderova homologun Safadi për përkahjen e vazhdueshme që Jordania i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë sonë, si dhe për donacionin gjeneroz dhënë Kosovës, për të ndihmuar luftën anti-COVID-19”, është shprehur ajo./aleanca.press/

Pata një telefonatë përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Al Safadi. Marrëdhëniet e...

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E mërkurë, 29 korrik 2020