Haradinaj pret në takim të afërmit e tij nga Iballa e Pukës

Haradinaj pret në takim të afërmit e tij nga Iballa e Pukës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kusheririn e tij nga Iballa e Pukës, Gjelosh Nikolla dhe Kolë Dedën.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ishte kënaqësi të takoj sot, kushëririn tim nga Iballa e Pukës, Gjelosh Nikolla dhe Kolë Dedën. Kola është nip i luftëtarit dhe prijësit të kryengritjeve për liri, Ndoc Mark Deda. Ndoci i lindur në Berishë të Pukës, në një familje atdhetare që gjithëherë e kundërshtoi okupimin, njihet për rezistencën e vitit 1908, ku për shtatë orë, vet i tretë, i bëri ballë disa njësiteve xhonturke”.

“Ai do të bashkohet me malësorët, për rezistencë ndaj pushtimit serb në rajonin e Dukagjinit. Luftoi heroikisht dhe me shumë plagë në trup, dha jetën për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka ndar medalje (post mortem) për atdhetarin e madh shqiptar, Ndoc Mark Deda.

“Me këtë rast kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për atdhetarin e luftëtarin e madh shqiptar Ndoc Mark Deda (post mortem) dhe për nipin e tij Kolë Deda.

Kombi shqiptar gjithmonë krenar për bijtë që shekujve i dhanë gjallëri, në luftërat e vazhdueshme për liri”, ka përfunduar Haradinaj.