Haradinaj: Abeja meritor për themelimin e akademisë së UÇK-së

Haradinaj:  Abeja meritor për themelimin e akademisë së UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin kombëtar, Bekim Berisha -Abeja, me rastin e 54 vjetorit të lindjes.

Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut ka shkruar se Heroi Kombëtar, Bekim Berisha gjeti përjetësinë në Kosovë, në frontin e Junikut, me 10 gusht 1998, pasi iu përgjigj kushtrimit të lirisë. 
“Meritor për themelimin e akademisë së parë ushtarake të UÇK-së, ai do mbahet mend përgjithmonë si luftëtar, strateg e vizionar.”,  ka shkruar kryetari i AAK-së. /aleanca.press/