Haradinaj në Irzniq të Deçanit: Rënia dëshmorë e intelektualëve, është porosi në vete

Haradinaj në Irzniq të Deçanit: Rënia dëshmorë e intelektualëve, është porosi në vete

Për nder të ditës së çlirimit të Deçanit, sot në Irzniq të kësaj komune u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Maxhun Çekaj.

Përveç familjarëve, përfaqësuesëve të komunës dhe nivelit qëndror, i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai me këtë rast tha se "Maxhun Çekaj është figurë që bashkon në vete anën e njeriut të mirë e të dashur, që ka pasur ngritje intelektuale dhe dije profesionale të cilën e dha në kohën më të çmueshme. Rënia dëshmorë e një intelektuali, është porosi në vete".

Haradinaj tha se Kosova pas 21 viteve, ka të arritura, por edhe sfida nga mënyra si qeveriset vendi, ndërsa shtoi se Kosova do ta ketë pranun e shtëpisë të sigurt ditën kur do të jetë anëtare e NATO-së.

"Pragun e Kosovës do ta kemi të mbrojtur përjetësisht ditën kur do të anëtarësohemi në NATO. Deri në atë ditë pragu i shtëpisë mund të rrezikohet dhe ne duhet të bëjmë kujdes deri në anëtarësim në NATO", tha Haradinaj.