Haradinaj, Kurtit: Duam llogaridhënie për paranë publike

Haradinaj, Kurtit: Duam llogaridhënie për paranë publike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndësishme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve

Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime. Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është e pakuptueshme “mjegulla” që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj.

E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike”, ka shkruar ai.