Haradinaj kujton Arbën Xhaferin në 8 vjetorin e vdekjes

Haradinaj kujton Arbën Xhaferin në 8 vjetorin e vdekjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Arbën Xhaferin në 8 vjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se sot kujton veprimtarin e dalluar të çështjes shqiptare, Arbën Xhaferi.

Kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut e më gjerë, politikanin dhe udhëheqësin, Arbën Xhaferi”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj e ka vlerësuar lart figurën e Xhaferit duke e krahasuar me rilindasit shqiptar.

Xhaferi dhe vizioni i tij, mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi. Si i tillë jetoi, punoi dhe u nda nga kjo botë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se Xhaferi ka ditur ta ruaj standardin e vet përmes guximit dhe dijes.

Në çdo moment të jetës, ai diti të ruaj standardin e vet, përmes guximit dhe dijes.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne”, është shprehur Haradinaj./aleanca.press/