Haradinaj: 21 vite më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë

Haradinaj: 21 vite më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Istogut me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se 21 vjet më parë u përmbyll largimi nga Kosova i atyre forcave policore e ushtarake që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur.

 

Postimi i plotë:

Njëzetenjë vite më parë Istogu hyri në epokën e lirisë.

Luftëtarët e Brigadës 133 "Adrian Krasniqi" luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë. Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë.

Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare.

Istog, urime Dita e Çlirimit!/aleanca.press/