Hapet një tjetër qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Hapet një tjetër qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë

Nga dita e nesërme qytetarët e Prishtinë do të kenë edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjene për COVID-19.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare numër katër në “Xhemajl Ibish” do të ofroj këtë shërbim gjatë gjithë javës nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës. Nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në Xhemajl Ibish do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar: Nga 08:00 deri në 16:00, shtatë ditë të javës. Ky vendim është marrë me qëllim te zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf- qendra studentore te menza”, ka shkruar Gashi./Aleanca.press/