Gjykata në Pejë merr vendim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi një kilogram kokainë

Gjykata në Pejë merr vendim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi një kilogram kokainë

Dje në Pejë u arrestuan dy persona pasi u kapën me mbi një kilogram kokainë.

Bëhet fjalë për Fidan Bardhin dhe Dardani Gashin, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Pejë sot caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas komunikatës, masa e paraburgimit i është caktuar këtyre personave për shkak të dyshimit të bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 02.03.2022, rreth orës 07:30 minuta në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shitjes kanë poseduar substanca narkotike të llojit kokainë, i cili narkotik është sekuestruar nga të pandehurit të cilët janë ndaluar nga policia me qëllim kontrolli.

Me këto veprime të pandehurit D.G dhe F.B kishin për të kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë./Aleanca.press/