Gjukanoviq për çështjen e kufirit: Të formohet komisioni i përbashkët dhe të mbyllet kjo temë

Gjukanoviq për çështjen e kufirit: Të formohet komisioni i përbashkët dhe të mbyllet kjo temë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka thënë se duhet të formohet komisioni i përbashkët i të dyja vendeve për korrigjimin e gabimeve të mundshme.

Gjukanoviq në RTK ka thënë se kjo çështje është zgjatur dhe duhet të mbyllet. 

“Është e rëndësishme që ky komision të zbatojë disa korrigjime të cilat do të kontribojnë në bashkëpunim më të mirë, besimit më të mirë dhe zgjedhjes së suksesshme. . Nëse më pyetni nëse çështja është zgjedhur them po. Nëse më pyetni edhe se a duhet të mbarojmë këtë proces në terren, e cila akoma nuk është mbaruar them se po. Besoj se duhet ta përfundojmë sa më shpejt”, tha Gjukanoviq.