Fotot e Kim Kardashian në dasmën e motrës së saj po bëjnë xhiron e rrjetit

Fotot e Kim Kardashian në dasmën e motrës së saj po bëjnë xhiron e rrjetit

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thanë po njëri-tjetrit për herë të tretë më 22 maj, në ‘Castello Brown’ në Portofino.

Këtë herë çifti zgjodhën Italinë për të organizuar ceremoninë e tyre. Ndryshe nga hera e fundit kjo ceremoni ishte më tradicionale, dhe siç kishin premtuar pjesë ishin fëmijët e tyre, familja e madhe Kardashian-Jenner dhe miq të ndryshëm.

Përgjatë gjithë qëndrimit të tyre këto ditë në vendin fqinj motrat e famshme kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tyre. Nuk kishte si mos të binte në sy ylli i “The Kardashian”, Kim e cila dukej mahnitëse në një fustan të zi.

Dukjen e saj në dasmën e së motrës ajo ia kishte besuar markës së njohur “Dolce & Gabbana”. Nga fotot e shumta duket 41-vjecarja në fustanin e zi mbuluar me dantellë, i cili thyhet mjaftë mirë më një varëse të madhe kryqi që mban në qafë.

Flokët Kim zgjodhi t’i mbante të kapura lart, me një grim të thjeshtë , duke ia lënë magjinë gjithë veshjes. Krahë saj vëmendje të madhe mori edhe vajza e madhe North, e cila dukej shumë bukur me stilin e saj të veçantë.

Më herët Kim Kardashian u fotografua duke ecur zbathur për rreth 200 metra përgjatë pjesës së përparme të portit në fshatin italian të peshkimit Portofino./Aleanca.press/