Fotografi emocionuese nga lufta: Dy ushtarë të UÇK-së duke gatuar bukë

Fotografi emocionuese nga lufta: Dy ushtarë të UÇK-së duke gatuar bukë

Një fotografi e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke gatuar bukë gjatë luftës, është bërë virale në rrjetet sociale.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forcë politiko-ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1981 -1999 dhe që zhvilloi luftë me forcat ushtarake të shtetit të Serbisë

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Ndërkaq prej dje është rikthyer në vëmendje edhe njëherë lufta e UÇK’së, pas akuzave që Prokuroria Speciale ngriti për dy ish-themeluesit e kësaj ushtrie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Një fotografi e publikuar nga faqja në Facebook ‘Fotografitë që kanë bërë historinë’, është me të vërtetë emocionuese dhe shumë domethënëse.

Shihen dy ushtarë të UÇK’së duke gatuar bukë, në kohë të luftës.