Feston ditëlindjen, Ana Kabashi sonte publikon edhe një këngë të re

Feston ditëlindjen, Ana Kabashi sonte publikon edhe një këngë të re

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ana Kabashi, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

Artistja, e cila prej vitesh ka pushtuar tregun muzikor, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku.

Meqë këtë ditë kremton një ditë speciale, ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale nëpërmjet të cilës tregon se ka edhe një befasi për fansat.

Pikërisht për përvjetorin e lindjes, bukuroshja nga Peja ka vendosur që të sjell një këngë të re.

“11/11 është një këngë që po vjen për ditëlindjen time. Faleminderit për ekipin tim të ri që e mundësuan këtë. Mezi po pres që të ndaj këngën me ju”, ka shkruar Kabashi./Aleanca.press/