Ferizajasit kapen për ujësjellës, e rrahin me tërfurk e grushte bashkfshatarin

Ferizajasit kapen për ujësjellës, e rrahin me tërfurk e grushte bashkfshatarin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të dytë dhe F.M..

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kyçjes në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas Gjykatës “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit B.A. për shkak të një mosmarrëveshje të atëçastshme për shkak se i njëjti u ka zënë rrugën me bagëti, ku të pandehurit ndalen në vendin e ngjarjes, dhe i pandehuri i parë i drejtohet të dëmtuarit me fjalë se ‘kush je ti që po ju tregon fshatarëve mos të kyqen në rrjetin e ujësjellësit’, duke e kapur për fyti ku pastaj e godet me mjetë pune – tërfurk, mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit trupor, pastaj i pandehuri i dytë e godet me grushta në kokë, të cilat lëndime janë të përshkruara në Raportin mjekësor Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj të datë 12 korrik 2021”./Aleanca.press/