Djali sulmon nënën në Prizren

Djali sulmon nënën në Prizren

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodh të hënën rreth orës 16:30 në Randobravë, në Prizren.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.