Distria Krasniqi e artë në Portugali

Distria Krasniqi e artë në Portugali

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur që ta fitojë medaljen e artë në “Grand Prix” në Portugali.

Krasniqi për medaljen e artë u përball me garuesen kroate Ana Viktorija Puljiz, të cilën e mposhti me Ippon.

Në rrethin e dytë Krasniqi e kishte mposhtur francezen Leonie Gonzalez kurse në rrethin e tretë triumfoi kundër spanjolles Ariane Tori Soler./Aleanca.press/