Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Një person i gjinisë mashkullore nga Suhareka është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.

Trupi i pajetë është dërguar paraditen e djeshme, rreth orës 10:20.

Stafi mjekësor ka njoftuar Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të dyshimeve, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, ku do t’i bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij./Aleanca.press/