Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë me avionin e Behgjet Pacollit drejt SHBA-së

Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë me avionin e Behgjet Pacollit drejt SHBA-së

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Naim Murseli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kreu i Aleanës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli do ta jap avionin e tij në shërbim të delegacionit të Kosovës i cili pritet të niset për SHBA brenda pak ditëve.

Kujtojmë se tash e disa ditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë pezulluar fluturimet për shkak të pandemisë COVID-19.  

 

Postimi i këshilltarit të Pacollit:

Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC./aleanca.press/