Coutinho nuk pranon të negociojë për zgjatje të kontratës, ka një kusht për Barcelonën

Coutinho nuk pranon të negociojë për zgjatje të kontratës, ka një kusht për Barcelonën

Futbollisti i Barcelonës, Philippe Coutinho siç duket nuk është i gatshëm që të negociojë për zgjatje të kontratës.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, tregohet se futbollisti nuk ka pranuar që të fillojnë negociatat, të paktën deri sa të zgjedhet presidenti i ri.

Coutinho po dëshiron të sigurohet për të ardhmen që e pret te skuadra spanjolle, para se të vazhdojë kontratën.

Kontrata e Coutinhos me Barcelonën do të përfundojë në vitin 2023./Aleanca.press/