Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, reagon për herë të parë: Do e bëja prapë

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, reagon për herë të parë: Do e bëja prapë

Pas daljes nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj nuk u shfaq as në televizione, e nuk reagoi as përmes rrjeteve sociale.

Por pas shumë ditësh, këngëtarja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar me një tekst të gjatë në Instagram, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë shfaqur kujdes ndaj saj, raporton Sinjali.

Ajo tregoi se ka nevojë edhe për pak kohë për veten ndërsa këto ditë që i ka kaluar larg rrjeteve sociale e shfaqjeve televizive, është fokusuar te muzika dhe zbulon se do e bëjë realitet kërkesën e Monikës dhe Arjolës për të bërë një projekt muzikor.

“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.

Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.

Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.

Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha”.

Sa i përket romancës me Donald Veshajn, me të cilin nisi një histori dashurie kur ishte pjesë e Big Brother VIP, thotë se i ka lexuar komentet se si është parë nga jashtë. Por me bindje ajo thotë se nuk do të ndryshonte asgjë dhe se Donaldi duhet të jetë fitues.

Ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për t’u hedhur bashkë, do e bënte sërish.

“Donaldin po e ndjek nga jashte

E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.

I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje show ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.

Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap.