Autoritetet turke e lirojnë Imri Ilazin

Autoritetet turke e lirojnë Imri Ilazin

Është liruar nga aturitetet turke ish-pjesëtari i UÇK-së, Imri Ilazi i cili ishte ndaluar sot në Aeroportin e Antalisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Brendshme, si dhe ambasadën e Kosovës në Turqi.

Sapo më njoftuan se është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderojë Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihëmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazi. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten!”, ka shkruar Gucati./aleanca.press/

 

Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falenderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diaspores dhe...

Posted by Hysni Gucati on Saturday, 8 August 2020