ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që duan t’i shlyejnë borxhet

ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që duan t’i shlyejnë borxhet

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë një njoftim lidhur me shkyerjen e ndëshkimeve.

Sipas njoftimit, ATK do të heq ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.

“Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse: • Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit; • Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; • Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin”, thuhet ndër të tjera në njofitm.

Po ashtu, bëhet e ditur se afati për shlyerjen e ndëshkimeve vlen vetëm për tatimpaguesit që përmbushim detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore eri më 30 qershor./Aleanca.press/