Ambasadori amerikan në Rusi reagon pas deklaratës së Lavrovit për luftën

Ambasadori amerikan në Rusi reagon pas deklaratës së Lavrovit për luftën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Sullivan, ka deklaruar se nuk dëshiron luftë, por e ka vendosur “armën mbi tavolinë” në bisedimet me ShBA-në duke grumbulluar trupa në kufijtë e Ukrainës.

Në një deklarim nga Moska, ambasadori amerikan e përshkroi si të jashtëzakonshëm grumbullimin e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë dhe tha se kjo gjë nuk mund të shpjegohet si ushtrim i rregullt ushtarak, shkruan Reuters,

“Kjo është e barasvlershme me këtë situatë: nëse unë dhe ti do të ishim duke bërë një diskutim ose bisedim, nëse unë vendos një armë mbi tavolinë dhe them se vij në paqe, kjo është kërcënuese dhe kjo është ajo që e shohim tash”, tha Sullivan para gazetarëve.

Ai tha se propozimet e Shteteve të Bashkuara ishin  më të mira se ato që Rusia mori nga NATO-ja, duke shtuar se pret të takohet përsëri me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në javët e ardhshme./Aleanca.press/