Agim Ademi tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës për ndeshjet e shtatorit

Agim Ademi tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës për ndeshjet e shtatorit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për futbollistin kosovar Edon Zhegrovën.

Ademi në emisionin “Sports Show” ka treguar se Zhegrova mund të mungojë në dy ndeshjet e shtatorit për shkak se është afër nënshkrimit të kontratës së tij me Baselin.

“Nuk e dimë se a do të kemi Zhegrovën sepse është afër nënshkrimit me Baselin mirëpo është i ftuar”, deklaroi Ademi./Aleanca.press/